Kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti, priti ambasadoren e Bosnjës në Maqedoni, Lepa Babiç

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, priti Ambasadoren e Bosnjës në Maqedoni, zonjën Lepa Babiç.  Kryetari Ahmeti dhe Ambasadorja Babiç diskutuan rreth situatës politike në Maqedoni dhe në rajon, negociatat për zbatimin e marrëveshjes së 2 qershorit dhe 15 korrikut, marrëveshjen e Ohrit dhe integrimet EuroAtlantike.  Kryetari Ahmeti përsëriti që pjesët kryesore të marrëveshjes tashmë janë miratuar në kuvend, ndërsa edhe çështjet e mbetura duhet të përfundojnë sa më shpejt. Z. Ahmeti e njohtoi Ambasadoren se BDI ka vendosur dialog me mediat në gjuhën shqipe dhe kanë dakorduar pozicionet në negociata për të mundësuar liri të plotë mediatike, por edhe përgjegjësi shoqërore.  Z. Ahmeti theksoi se zbatimi i obligimeve nga marrëveshja e qershorit hap rrugën për përqëndrim të përpjekjeve tona në drejtim të zgjidhjes së kontesteve me fqinjtë që mundëson antëarësimin në NATO, hapjen e bisedimeve me BEnë, por edhe stabilizon gjendjen e brendshme midis dy komuniteteve shumicë, me ç’rast përshëndeti edhe vendimin e aleancës për ta ftuar Malin e Zi për tu bërë anëtare fuqiplotë e NATOsë.   Vetëm kjo është e ardhmja e rajonit tonë, të integruar tërësisht në NATO dhe në BE.  Sa i përket Marrëveshjes së Ohrit, Kryetari Ahmeti foli për rëndësinë e analizës së këtij dokumenti paqësor dhe nënvizoi pritshmërinë që të gjitha partitë të japin kontribut në drejtim të realizimit të zotimit që rrjedh nga Raporti i Progresit si dhe vendimet e Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …