Shaip Kamberi

Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, ka thënë se Kosova Lindore duhet të trajtohet si një dhe e pa ndarë

Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, ka thënë se Kosova Lindore  duhet të trajtohet si një dhe e pa ndarë. Reagimi i tij vjen pas publikimit të një raporti të përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd, ku propozohet që Kosova të marrë vetëm Preshevën, ndërsa Serbia tri komunat veriore të Kosovës. Raporti i hartuar nga gjashtë ekspertë serbë dhe i përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd, nuk i parasheh edhe Bujanocin dhe Medvegjën si pjesë të shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo shihet me shqetësim nga kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili tha se raporti është i sponsorizuar nga shteti serb ngase njëri nga anëtarët e fondacionit në fjalë është i afërt me presidentin, Aleksandër Vuçiq. Kamberi shpreh bindjen se autoritetet në Prishtinë në asnjë rrethanë nuk do ta pranojnë një skenar të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …