Kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev ka nënshkruan ligjin që ndalon promovimin e komunitetit LGBT në shkolla , duke e kthyer në ligj amendamentin e miratuar së fundi në Parlamentin bullgar. Ndryshimet e bëra në Ligjin për arsim parashkollor dhe shkollor ndalojnë propagandën, promovimin ose nxitjen e ideve dhe qëndrimeve që lidhen me orientimin seksual jotradicional apo identitetin gjinor të ndryshëm nga ai biologjik. Ky amendament u miratua më 7 gusht me mbështetje të gjerë nga deputetët me 159 vota pro, 20 kundër dhe 10 abstenime. Amendamentet janë mirëpritur nga Kisha Ortodokse Bullgare dhe mbështetësit e tyre e argumentojnë se ato përkojnë me frymën e Kushtetutës bullgare dhe vlerat e krishtera ortodokse.