Kryetari i Çadit, Idriss Debi, u vra në fundjavë, gjatë përleshjeve të forcave qeveritare me kryengritësit, njoftoi të martën ushtria e këtij vendi. Një ditë më herët, rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 11 prillit parashikuan se Idriss Debi do të fitojë mandatin e gjashtë në zyrë. Ai ishte në moshën, 68 vjeçare dhe njëri nga udhëheqësit afrikanë me më së shumti vite në detyrë. Debi kishte marrë pushtetin gjatë një kryengritjeje të armatosur në vitin 1990. Idriss Deby dha frymën e tij të fundit duke mbrojtur kombin sovran në fushëbetejë, tha një gjeneral i ushtrisë, teksa njoftoi për vdekjen e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …