leoni

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, akuzoi Qeverinë e Kurti për mungesë të bashkëpunimit me komunat që nuk udhëhiqen nga Vetëvendosje

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të bashkëpunimit me komunat që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje. Ramosaj ka bërë të ditur se i ka dërguar Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, mbi 55 shkresa për një takim zyrtar, por ato janë refuzuar, duke sjellë pasoja financiare për komunën. Ramosaj tha se për shkak të këtij moskomunikimi, Deçani ka humbur një projekt prej 5 milionë eurosh për ndërtimin e një teleferiku, pasi ministria nuk dha garancinë shtetërore të nevojshme për sigurimin e kredisë. Ai gjithashtu kritikoi Qeverinë për mungesën e mbështetjes financiare për rrugën Deçan-Plavë, duke theksuar se prej tri vitesh nuk është ndarë asnjë fond për këtë projekt. Pavarësisht këtyre sfidave, Ramosaj prezantoi disa projekte të realizuara në mandatin e tij, përfshirë Qendrën Rinore “Fitnete Ramosaj”, një hapësirë e krijuar për shoqërinë civile dhe artistët lokalë.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme

Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …