Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj: Prioriteti im, zhvillimi i turizmit!

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, e ka quajtur të çmendur kryepopin e Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq

Kryetari i Deçanit.  Bashkim Ramosaj, i cili e ka quajtur të çmendur,  kryepriftin serb të  Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq. Ai thotë se “Kur i “çmenduri” udhëheq Manastirin e Deçanit, çmenduritë sa vinë e shtohen për komunën tonë. E sidomos kur të çmendurit i dëgjohen dëshirat rezultatet janë më tepër se shoviniste. Kam arsyetuar e argumentuar shumë, që objektivat tona janë krejtësisht paqësore”, ka thënë Ramosaj. Ramosaj ka shtuar se ndërtimi i Rrugës R-108, e cila kalon në zonën e veçantë të mbrojtur, në thelb e ka “vetëm konceptin e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.  Me pasurinë që zoti ia fali kësaj komune duam t’i rrisim fëmijët tanë me një standard më të lartë ekonomik. Në këtë përpjekje nuk do të ndalem, derisa të jem në punë si kryetar i komunës”, ka shtuar Ramosaj në përgjigjen e tij drejtuar autoriteteve, në Serbi. Me planin e Ahtisarit pronat e kishave dhe manastireve serbe, janë të shpallura eksterritoriale dhe janë nën administrimin e Kishës serbe, në Beograd.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …