Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka sqaruar një incident verbal që ka ndodhur më manifestimin për nder të 19 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Qytetit të Deçanit ku dhe është bërë zbulimi i shtatorës së Heroit Beg Rizaj. Disa nga mediet që ishin prezent për të përcjellë këtë ngjarje të zbulimit të shtatores së Heroit, Beg Rizaj me qellim jo të mirë kanë keqinformuar opinionin publik për incidentin e ndodhur gjatë zbulimit të shtatores. Ka qenë ndërhyrja e kryeministrit të Republikë së Kosovës z.Ramush Haradinaj, ajo që ka shpëtuar vëllezërit Rizaj pa krijuar incident mes tyre. Njeri nga vëllezërit iu kishte drejtuar Haradinajt për dy vëllezërit e tyre duke i thëne që nuk kanë qenë në lufte dhe nuk kanë të drejt ta zbulojnë shtatoren e vëllait të tyre. Me ketë rast kryeministri ka ndërhyrë duke i thënë se “vetëm ti ki me zbulu Shtatoren, thuhet në reagimin e kryetarit të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …