Në urimin e kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me rastin e festës së Kurban Bajramit thuhet: Të dashur besimtarë të besimit Islam, me Fat Festa e Kurbanit Bajramit, uroj që kjo festë të ju sjellë begati dhe harmoni në familjet e juaja. Solidaritet dhe dashuri ndaj njëri – tjetrit, dhe ndaj atyre që kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë!