Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka akuzuar pushtetin për manipulime zgjedhore në këtë qytet, duke pretenduar se është përdorur metoda e njohur si “Treni Bullgar”. Sipas Beqës, vëzhguesit e PDK-së kanë raportuar dyshime të bazuara për parregullsi në të paktën dy qendra votimi, konkretisht në shkollën “Zekeria Rexha” dhe shkollën “Fehmi Agani” në Gjakovë. “Ekziston dyshimi i bazuar se në këto qendra ka ndodhur fenomeni, që ka rezultuar në mbivotim për partinë në pushtet,” ka deklaruar Beqa, duke i bërë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë rastin dhe të sigurojnë integritetin e procesit zgjedhor.