Kryetari i degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi po merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit që po mbahen në New York. Ai është shprehur i lumtur për ftesën që ka pranuar për të marrë pjesë në këtë ngjarje të madhe. Anëtari i Këshillit drejtues të PDK-së i cili njëherit do të jetë edhe kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga partia e tij, ka thënë se këto dy ditë në këtë ngjarje të madhe po i shfrytëzon për bashkëbisedime e njohje të reja me miq të Kosovës. “Lutjet e mëngjesit bashkojnë njerëz më ndikim nga e gjithë bota dhe është mundësi e mirë për të riafirmuar pozicionin e vendit tonë si shtet i rreshtuar në krah të miqve tonë perëndimor”, ka shkruar ndër të tjera, Patriot Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …