Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj po përkrah idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh. Ai ka shkruar se korrigjimi i kufijve është mundësia reale më e mirë për përfundimin e armiqësisë me Serbinë. Kosova dhe Serbia me këtë hap duhet të bëhen shembull pozitiv në rajon dhe të tregojnë sesi mund të zgjidhen problemet me dialog dhe jo me luftë. Mund ta kuptoj skepticizmin se a mund të realizohet ose jo ky “korrigjim” në përputhje me pretendimet tona reale. Por refuzimi apriori vetëm se po e propozon kryetari Thaçi dhe se për inat të tij duhet të rreshtohemi kundër, nuk më duket as racional, as i arsyeshëm historikisht. Mendoj që në çështje kaq të rëndësishme duhet të jemi unikë dhe t’i tejkalojmë inatet personale dhe të veprojmë në të mirë të kombit dhe të ardhmes së gjeneratave që do të vijnë pas nesh.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …