Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili ka prezantuar Arta Balajn, drejtoreshë të Kulturës për këtë komunë

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili ka prezantuar Arta Balajn, drejtoreshë të Kulturës për këtë komunë

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Uran Ismaili ka prezantuar sot, Arta Balajn si drejtoreshë e Kulturës për këtë komunë. Uran Ismaili ka thënë se përgatitja e lartë profesionale dhe përvoja e madhe në sektorin publik dhe privat në Kosovë, e bëjnë Artën një kuadër mirë të kualifikuar për këtë pozitë. “Si një grua e përgatitur mirë, me shkollim ndërkombëtar dhe e dëshmuar për rreth dy dekada në sektorin publik e privat, Arta ka besimin dhe mbështetjen time të plotë në detyrën e re. Ajo ka punuar në disa shtete të ndryshme ndërsa ka bashkëpunuar edhe me shumë organizata ndërkombëtare që shërbejnë në Kosovë. Përvojën e saj të madhe do ta sjell tani në Prishtinë, për t’i dhënë gjallëri jetës dhe aktiviteteve kulturore në kryeqytetin tonë”, ka thënë  Uran Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …