leoni

Andin Hoti: Asgjë nuk mund të më ndalë në angazhimin tim për t’i gjetur më të dashurit tanë, të zhdukur gjatë luftës

Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë, për çështjen e të zhdukurve, Andin Hoti, do të jetë pjesë e takimit, në Bruksel

Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë, për çështjen e të zhdukurve në luftë, Andin Hoti, do të jetë pjesë e takimit të 21 qershorit.  Ai md këtë rast ka thënë se është fjala  deklaratë, jo marrëveshje, për këtë kemi negociuar që nga shtatori i 2021-ës. Nëse arrihet do të jetë dokument mes dy shteteve , si dokument final do të nënshkruhet nga udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë”, tha Hoti, para nisjes për në Bruksel. Sipas tij  Serbia heziton të pajtohet me disa pika të deklaratës siç është  formulimi që personat e pagjetur janë zhdukur me forcë. Kosova është në kërkim edhe të 1620 personave, që u zhdukur  në luftë. Ne duam që Bashkimi Evropian të bëhet garant i zbatimit të gjitha pikave të dokumentit, si dhe trajtimin e të pagjeturve përmes ligjeve që janë në linjë me ligje ndërkombëtare, si dhe hapjen e arkivave shtetërore policore e ushtarake”, saktësoi Andin Hoti, i cili është edhe kryesues i Komisionit qeveritar për personat e zhdukur.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …