Me rastin e shënimit të 19 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Drenasit, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe kanë vënë buqeta lulesh pranë varrezave të dëshmorëve në Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Polac, Shtuticë, Vërboc, Qëndresë, Gllobar, Abri (varrezat e dëshmorëve dhe varrezat e familjes Deliu), Baicë, Krajkovë, Negroc dhe Poklek të Vjetër (varrezat e dëshmorëve dhe martirëve). Dita e Çlirimit të Drenasit do të vazhdon me aktivitete të ndryshme, duke filluar me Seancë Solemne të Kuvendit. Pastaj hapja e ekspozitës nga Shoqata e Piktorëve të Drenasit, shfaqje teatrore për fëmijë në Sallën e Kulturës, zbulimi i pllakës së dëshmorit Hysni Jetullahu në Palestrën e sporteve, ndeshja sportive në nderim të dëshmorit Hysni Jetullahu. Koncerti Festiv dhe aktivitetet përmbyllen me Finalen e Turnirit Tradicional “Rasim Kiçina”.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …