Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri ka apeluar që të bëhet vlerësimi i dëmeve nga breshëri

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri ka apeluar që të bëhet vlerësimi i dëmeve që ju ka shkaktuar breshëri kulturave bujqësore. Ai ka thënë se të reshurat e këtyre ditëve kanë qenë shumë të mirëseardhura dhe të dobishme për kulturat bujqësore por fatkeqësisht, në disa zona ka pas breshër dhe kjo ka shkaktuar dëme. “Apelojmë që edhe te gruri të bëhet vlerësimi për arsye se në shikim të parë duket se nuk ka dëme te gruri, por gruri kur është në fazën e krijimit të kokrrës nuk vërehet shumë, ajo vërehet dikur pas 2 jave ditë dhe është e pamundur që ato parcela që janë të përfshira nga breshëri të mos kenë dëme. Mirëpo ekspertët e kanë për detyrë ta vlerësojnë ose tani për tani ose më vonë ose pas 15 dite sepse ne konsiderojmë se patjetër ka dëme edhe në grurë” është cituar të ketë deklaruar kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …