Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu duke falënderuar kryetarin Krasniqi për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme nga Partia Demokratike e Kosovës në realizimin secilit projekt kapital, tha se Ferizaj tashmë është shembull i zhvillimit dinamik të Republikës së Kosovës. I nderuar kryetar Krasniqi faleminderit që jeni në Ferizaj, që tashmë është pjesë e një ndryshimi substancial dhe që nuk e njeh ngadalësinë, por përkundrazi vazhdon në përmbushje të vizionit që tashmë ne e kemi ndërtuar. Unë jam shumë falënderues që me ekipin tim kemi ndërtuar një vizion që kapërcen mandatet. Sepse ne ku kemi marrë mandatin në vitin 2017 kemi thënë që nuk kemi ardhë këtu dhe nuk kemi fituar vetëm për të kaluar një katërvjeçar, por dëshirojmë ta ndërtojmë të ardhmen përmes projekteve dhe përmes vizionit që praktikisht ishte fitues asokohe, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …