Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me të rifilluar mandatin ka vendosur që të ndalohet përdorimi i veturave zyrtare të Komunës së Ferizajit, pas orarit zyrtar dhe fundjavave. “Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ndër vendimet e para që mori sot, ishte vendimi për ndalimin e përdorimit të veturave zyrtare të Komunës së Ferizajt, pas orarit zyrtar, përkatësisht dhe fundjavave. Kjo vendim, përkatësisht kjo masë ndërmerret me qëllim, mbajtjen e disiplinës në përdorimin e aseteve komunale, ekonomizimin e shpenzimeve dhe për rrjedhojë edhe kursimin e parasë publike”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …