Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu mirëpriti ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa

Në Ferizaj u zhvillua një takim i rëndësisë së veçantë me nikoqir Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ku pjesëmarrës ishte ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, drejtues të Policisë së Kosovës në Ferizaj, si dhe anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Ky forum që për diskutim pati disa tema siç janë procesi i legalizimit të armëve, procesi i riintegrimit të personave të radikalizuar, siguria në trafik si dhe situata aktuale e sigurisë në komunë, pati diskutime të shumta sa i përket rendit dhe sigurisë publike, veçanërisht nga anëtarët e KKSB-së të cilët për panelistët dhe pjesëmarrësit në këtë forum parashtruan pyetje të ndryshme. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu duke falënderuar të gjithë akterët relevant qendror dhe lokal në krijimin e një ambienti më të sigurt tha se qeverisja lokale po bën hapa domethënës në rritjen e sigurisë publike, veçanërisht në fushën e arsimit, kontrollit ushqimor, infrastrukturës dhe fusha të tjera që bien në domenin e nivelit lokal. Ai madje lavdëroi punën e anëtarëve të KKSB-së, mekanizëm ky tejet funksional në identifikimin, diskutimin dhe adresimin e sfidave të sigurisë. “Ferizaj për fat të keq muajve të fundit, është kthyer në vëmendjen e publikut kosovar për disa raste të rënda, vrasje, grabitje të armatosura, aksidente dhe zjarre. Të gjitha këto nuk janë dhe nuk konsiderohen vetëm statistikë për organet që unë drejtoj, porse një sfidë tejet e gjerë në trajtim dhe orientim të kapaciteteve tona vepruese. Planet e qeverisjes lokale kanë impakt direkt në rritjen e sigurisë publike, duke vendosur mbi një mori projektesh që kanë ndikim direkt në rritjen e sigurisë së qytetarëve. Fjala vjen, kemi shtuar vëmendjen sa i përket sigurisë në shkolla, duke minimizuar mundësitë e rreziqeve që mund të paraqiten për nxënësit dhe stafin punonjës në shkollat tona. Ose, vitin që shkoi, me bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Policisë e Kosovës, kemi vendosur laurat/vend rojet në rrugët që lidhin me zonat malore për dy qëllime, rritjen e kujdesit ndaj pyjeve si dhe rreziqeve që bart ky fenomen në përgjithësi. Në planin infrastrukturor janë bërë dhe po bëhen në vazhdimësi investimet e nevojshme në sinjalistikë, eliminimin e rrezikut direkt nga objektet e caktuara si dhe vendosjen e barrierave që pengojnë rrezikun për qytetarët” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu edhe për temat përkatëse të këtij forumi tha se lidhur me procesin e legalizimit të armëve pa leje, fushatë kjo e ndërmarr nga Ministria e Punëve të Brendshme në qytetin tonë është mbajtur një takim me akterët e nivelit qendror, ku janë dhënë informacione detale mbi këtë proces, për të cilën i gjithë ekzekutivi ka ofruar bashkëpunimin që të përmbyllet suksesshëm edhe kjo sfidë e pasiguri konstante e shoqërisë sonë. Edhe në pikëpamje të shërbimeve sociale, është konsoliduar dhe po mirëmbahet vazhdimisht procesi i riatdhesimit, natyrshëm me sfidat e veta, për shkakun e vakumeve ligjore, mentalitetit jo përshtatës me këtë sistem integrimi dhe ofertë sociale modeste. Kurse sa i përket terrorizmit, Ferizaj ka rekorde në nivel republikan. Gjykata Themelore e Ferizajt ka shqyrtuar dhe vendosur mbi një mori rastesh të lidhura me terrorizmin, fakt ky që dallon Ferizajn nga qendrat tjera. Edhe në këtë pikëpamje nuk ka munguar angazhimi i qeverisjes lokale. Janë zhvilluar disa takime me përfaqësuesit e KKSB-së për këtë temë dhe me Këshillin e Sigurisë së Kosovës si dhe ekspertë të huaj e vendor për këtë problematikë që të gjenden zgjidhjet e nevojshme, humane e të dobishme për këtë fenomen. Në fjalën e tij, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa tha se janë bërë përpjekje të shumta në rritjen e sigurisë publike, ku kërkohet edhe vetëdijesimi më i gjerë shoqëror për ta realizuar me sukses edhe fushata që janë ndërmarr nga ana e këtij institucioni, siç është fushata për legalizimin e armëve. “Po bëjmë përpjekje të shumta që të avancojmë situatën e sigurisë , në këtë kuptim duhet kuptuar edhe fushatën për legalizimin e armëve por është e qartë se duhet një sensibilizim më i madh në raport me atë që është punuar deri me tani. Rritja e sigurisë në institucionet shkollore vazhdon të mbetet një sfidë , angazhimi në parandalimin dhe identifikimin e problemeve do të pamundësoj zgjerimin e këtyre problemeve. Një bashkëpunim i sinqertë në mes policisë prindërve dhe personelit arsimor është i një rëndësie tejet të veçantë” tha ministri Mustafa. Në këtë forum, diskutime pati edhe nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, Rajoni i Ferizajt, Gazmend Hoxha i cili njoftoi mbi ecurinë e punës në këtë institucion, gjendjen e përgjithshme të sigurisë si dhe veprimet e planifikuara nga ana e këtij institucioni në rritjen e sigurisë për qytetarët. Gjithashtu, edhe komandanti i Stacionit Policor në Ferizaj, Imer Kaqara, njoftoi detajisht rrjedhën e sigurisë në Ferizaj, duke konstatuar se gjendja është e qetë dhe stabile. Ai paraqiti të dhëna statistikore për veprimet policore të ndërmarra me qëllim të mbrojtjes së rendit dhe qetësisë publike, sigurisë së qytetarëve. Pjesë e diskutimeve në këtë forum me referencë në temat përkatëse ishin edhe zyrtarët nga MPB. Destan Mustafa, udhëheqës i Divizionit për Armë dhe Eksploziv shpjegoi detajisht procesin e legalizimit të armëve duke theksuar se afati i legalizimit të armëve përmbyllet më 17 qershor të këtij viti. Për procesin e riintegrimit të personave të radikalizuar referoi Ganimete Gërbovci e cila shpjegoi në hollësi gjithë këtë proces, masat dhe planet e veprimit përkitazi me këtë temë. Për sigurinë në trafik, referoi Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës, ku u paraqitën statistika me këtë sektor të Policisë së Kosovës, mjaft i rëndësishëm në klimën e përgjithshme të sigurisë. Me diskutime të shumta, pyetje e sugjerime nga pjesëmarrësit ndaj panelistëve përfundoi edhe takimi i parë i këtij lloji me Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi, që do të mbahen anekënd vendit, ku pjesëmarrës do të jetë vet ministri i Punëve të Brendshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …