Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu takoi bordin e ri të Klubit të Futbollit “Ferizaj”, diskutohet për përgatitjet për Superligë

Gjatë ditës së martë Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim anëtarët e Bordit të ri të Klubit të Futbollit “Ferizaj” të prirë nga kryetari i saj, Fisnik Bucaliu, me ç‘rast u diskutua për organizimin e klubit dhe përgatitjet për superligë si dhe sponsorizimet në klub me qëllim ecjen përpara në gara. Anëtarët e Bordit të ri të Klubit të Futbollit “Ferizaj” janë:

  1. Fisnik Bucaliu – Kryetar;

  2. Mustafa Grainca – Anëtar;

  3. Sadush Rysha – Anëtar;

  4. Naser Hoxha – Anëtar;

  5. Blerim Hyseni – Anëtar;

  6. Arian Imeri – Anëtar;

  7. Fatmir Reshani – Anëtar;

I pari i Ferizajt, Agim Aliu siguroi Bordin e ri të KF “Ferizaj” se do të kenë mbështetjen e plotë të institucionit të Komunës sa i përket financimeve dhe mbështetjes teknike në operacionalizimin e klubit, me qëllim arritjen e sukseseve dhe rikthimin e famës së dikurshme të Klubit të Futbollit “Ferizaj”, e gjitha kjo në funksion të përmbushjes së zotimit të tij për ridimensionimin e sportit ferizajas, gjegjësisht riorganizimin e klubeve sportive.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi Stubllën e Epërme për festën e Pashkëve

Me rastin e festës së Pashkëve, Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, vizitoi …