leoni

Sali Berisha

Sali Berisha, ka reaguar pas skadimit të afatit që i kishte vendos Lulzim Bashës për ta liruar selinë e PD-së

Sali Berisha ka reaguar pas skadimit të afatit që i kishte  vendosur Lulzim Bashës për ta liruar selinë e PD-së. Një grup i Rithemelimit të Partisë Demokratike shkoi te selia e PD-së por dyert ishin të bllokuara. Berisha ka shpërndarë deklaratën e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Shndërrimi i selisë së Partisë Demokratike në një bunker privat të një pengu, skllav i aferave të tij, i cili nuk pranon votën e 4446 delegateve të Kuvendit Kombëtar, që nuk njeh votën e 44 mijë anëtarve te Partisë Demokratike dhe që u thotë shqiptarve se 1958 vetë në sallën e Pallatit të Kongreseve janë 5004 delegatë në anti-kuvendin e tij, është akt i hapur pushtues dhe armiqësor ndaj tyre”. Komisioni fton të gjithë demokratet dhe demokratët e Shqipërisë të bashkohen në protestën paqësore të datës 8 janar para Selisë së Partisë Demokratike me moton “Jo bunker i Pengut po Shtëpi e Demokratëve’ të firmosin kështu rikthimin e Selisë së PD në Shtëpinë e lirisë së demokratëve dhe simbolin e shpresës për mbarë shqiptarët”, thuhet në deklaratën e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike të shpërndarë nga Sali Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …