Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, Nagip Fejzi paralajmëron krizë ekonomike pas pandemisë

Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, Nagip Fejzi paralajmëron krizë të vërtetë ekonomike pas pandemisë

Mungesa e bashkëpunimit rajonal po paraqet barrierë të madhe për bizneset e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë. Për këtë kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, Nagip Fejzi kërkon që të rritet bashkëpunimi politik mes tri vendeve në mënyrë që të krijohet klimë më e përshtatshme për të bërit biznes. Ai paralajmëron se kriza e vërtetë ekonomike fillon pas pandemisë dhe për këtë ai apelon konsumatorët shqiptarë që pavarësisht vendndodhjes të konsumojnë produktet me prejardhje shqiptare. Fejzi thekson se organizimi i qeverisë është jetik për organizimin e bizneseve, teksa shton se si forum ekonomik janë angazhuar për rritjen e bashkëpunimit mes kompanive të rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …