Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, akuzoi Ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku, për shpërdorim të fondeve publike. Guri ka bërë të ditur se Ministria e Kulturës se ka dhënë 255 mijë euro për organizatën që dikur drejtohej nga vëllai i Çekut, duke e vlerësuar këtë si një rast flagrant të konfliktit të interesit. Situata e krijuar shqetëson të gjithë qytetarët e Kosovës. Si mund të arsyetohet një ministër që i jep 255 mijë euro një organizate ku vëllai i tij ka qenë drejtor? Ministria i ka ndarë rreth 200 mijë euro organizatës që vetë ministri e ka themeluar. “Një ministër që i jep 268 mijë euro burrit të këshilltares së kryeministrit dhe 255 mijë euro motrës së deputetit Artan Abrashi. Kjo do të thotë mbi gjysmë milion euro të shpërndarë në klikat e Vetëvendosjes, që kanë shkaktuar shumë moralizim në këto vite. Si mund të arsyetohet ky veprim? Si mund të quhet kjo ndryshe përveçse shpërdorim i fondit publik? Çeku, nuk është më Hajrullah, por Hajnrullah”, ka shtuar Guri.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …