Zyrtarisht bëhet e ditur se kryetari i Francës, Emannuel Macron, më 17 korrik 2020 planifikon të organizojë një samit, në Paris, kur do të bisedohet për raportet, Kosovë-Serbi. Mbajtja e një takimi të tillë gjermano-francez kishte dështuar më 1 korrik të vitit të kaluar, për shkak të taksës 100 për qind që kishte vendosur Kosova ndaj mallrave me origjinë nga Serbia. Asokohe me gjithë kërkesën e Francës dhe Gjermanisë, ish-kryeministri Haradinaj pati refuzuar ta hiqte taksën. Ndërkaq ish-shefen e BE-s për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, e kishte akuzuar se bashkë me Ramën, Thaçin e Vuçiqin janë angazhuar për ndarjen e Kosovës. Tani, pasi administrata e kryetarit amerikan, Donal Trump ka marrë përsipër të ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi, Bashkimi Evropian dhe veçmas Franca e Gjermania, nuk po pajtohen që rolin udhëheqës në bisedime ta ketë Uashingtoni zyrtar, i cili edhe mund të arrijë një marrëveshje, të cilën Evropa nuk do ta pëlqente, por edhe nuk do të mund ta ndalonte. Sa i përket Kosovës dhe çështjes së pazgjidhur shqiptare, në Ballkan, Franca përfaqëson politikën standarde të Kongresit të Versajës së vitit 1918, ndërsa Gjermania atë të Kongresit të Berlinit, të vitit 1878.
Kontrolloni gjithashtu
Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së
Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …