Pas disa javësh tension e replika, kryetari i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe ai francez Emmanuel Macron patën një bisedë telefonike mes tyre, me qëllim çuarjen e mosmarrëveshjeve drejt dialogut. Siç njoftoi presidenca turke, Erdogan i tha homologut të tij francez se Turqia përkrah dialogun dhe bashkëpunimin për të zgjidhur problemet, pasi shpërfillja e të drejtave legjitime të Turqisë dhe Qipros turke në Mesdheun Lindor janë shkak i tensionit në rajon. Ai po ashtu theksoi se për të reduktuar tensionin duhet të përdoren mundësitë diplomatike dhe të zbatohet proceset e qëndrueshme të negociatave. Kreu i Turqisë theksoi se Ankaraja “dëshiron të diskutojë dhe të zgjidhë të gjitha problemet në tryezë”. Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije për të eksploruar për energji në ndarjen e saj kontinentale, duke theksuar se Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore kanë të drejta në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …