Kryetari i Serbisë, Vuçiq, gjatë qëndrimit në Paris, ka biseduar me kryetarin e Francës, Emmanuel Macron

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron ka pritur në takim kryetarin serb, Vuçiq, në Pallatin Presidencial, në Elize

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron,  ka  pritur në takim kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq, në Pallatin Presidencial, në Elize. Para se të darkonin, Macron me mysafirin e tij mbajtën një konferencë për media. Në fillim të fjalimit, presidenti francez  foli për angazhimin e Serbisë drejt  integrimit europian, derisa përmendi brutalitetin rus në Ukrainë. Më pas, Macron theksin e vuri te raporti i Serbisë me Kosovën dhe nevojën e zbatimit të asaj që janë marrë vesh vitin e kaluar. Ai tha se  normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një premtim i palëve dhe një peng i paqes, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, andaj  palët duhet të bëjnë pjesën e tyre.  Macron tha se edhe ai do të bëjë gjithçka që marrëveshja të zbatohet. Franca do të vazhdojë të mbështesë ndërmjetësimin e Bashkimit Europian dhe të bëjë gjithçka për të siguruar që angazhimet që janë marrë përsipër duhet  të zbatohen. Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre dhe unë dua të përshëndes veprimet e bëra nga disa dhe të tjerë në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …