Kryetari i Francës, Emmanuel Macron, e quajti Rusinë e Vladimir Putinit kundërshtar, që nuk do të ndalet në, Ukrainë, nëse mposht trupat e Kievit në konfliktin dyvjeçar. Ai u bërë thirrje evropianëve që të mos jenë “të dobët”, por të bëhen gati që të përgjigjen. Evropa duhet të bëhet gati për luftë nëse dëshiron paqe. Muajin e kaluar, Macron shkaktoi kundërthënie kur deklaroi se nuk e përjashton mundësinë e dislokimit të trupave tokësore në Ukrainë në të ardhmen, përderisa shumë udhëheqës u distancuan nga ky qëndrim ndërkaq disa të tjerë, veçmas në Evropën Lindore, e mbështetën këtë ide. Nëse Rusia e fiton këtë luftë, besueshmëria e Evropës do të reduktohej në zero”, tha Macron gjatë një interviste televizive në Francë, pasi udhëheqësit opozitarë francezë e kritikuan atë për deklaratën e dislokimit të ushtarëve në Ukrainë. Por, Macron tha se nuk pajtohet aspak me udhëheqësit opozitarë. Sot, të zgjedhësh të abstenosh apo të votosh kundër mbështetjes së Ukrainës nuk është të zgjedhësh paqen, por të zgjedhësh humbjen. Ka dallim”, tha kryetari i Francës, Emmanuel Macron.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …