leoni

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe familjarët e dëshmorëve e kanë ndezur flakadanin e “Flakës së Janarit"

“Flaka e Janarit”, iu dedikohet heronjve dhe dëshmorëve të rënë për liri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe familjarë të dëshmorëve, kanë bërë sonte ndezjen e flakadanit të “Flakës së Janarit”, për të shënuar kështu edhe simbolikisht fillimin e manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, që i dedikohet heronjve dhe dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës. “Këtë flakadan, sikur sonte edhe vitin e kaluar e kemi ndezur bashkërisht me familjet e dëshmorëve. Sonte përveç mungesës së dëshmorëve, është edhe mungesa e mixhës Rexhep, i cili është ndarë nga jeta dhe u është bashkuar këtyre shpirtrave të bardhë që sot bëjnë dritë mbi lirinë e Kosovës. Kalendari i Flakës nëpër të gjitha shtyllat, i kushtohet respektit dhe nderimit të veprës së dëshmorëve të kombit. Ky vit i kushtohet 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe 50-vjetorit të demonstratave për flamur”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërsa, Fitore Malaj, vajza e dëshmorit Rexhep Mala, në emër të familjeve Mala e Berisha, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për përkushtimin e treguar dhe për angazhimin në nderim të dëshmorëve, heronjve dhe gjithë të rënëve për liri. “Sot i ndezëm këta flakadanë. Kështu i ndezën para 34 vitesh flakadanët e lirisë edhe Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Ata ndezën flakadanin e lirisë së Kosovës. Ndjehemi shumë të nderuar si familje për respektin dhe nderimin që i bënë Komuna e Gjilanit dhe gjithë Kosova, heronjëve tanë”, ka thënë ajo pas ndezjes së flakës.

Kontrolloni gjithashtu

 Sllovakia mbyll zyrën ndërlidhëse në Kosovë, ndërsa dërgon 150 ushtarë për të forcuar praninë në forcat e KFOR-it

Sllovakia ka njoftuar se nga janari i vitit të ardhshëm do të mbyllë zyrën e …