Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar Sali Berishën për bashkëpunim me Rusinë, duke paralajmëruar edhe zbulimin e fakteve. Nga foltorja e Kuvendit, gjatë fjalimit të tij Taulant Balla la për t ui kuptuar se Sali Berisha ka marrë para ruse dhe se emri i tij ndodhet në llogaritë e Kremlinit. Në ditët në vijim do të dalin fakte që vërtetojnë se Berisha është financuar nga Rusia, ka premtuar para deputetëve në Kuvend Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla.
