Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aktualisht gjendet në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, lidhur me akuza bazuar në raportin e falsifikuar të Dick Martyt, nuk do ta festojë i vetëm 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ka bërë të ditur kryetari i grupit parlamentar socialist në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e parë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, i mbajtur dje në Tiranë “Një grup nga ne, do të udhëtojë drejt Hagës për të qenë pranë ish-presidentit Thaçi në 100-vjetorin e pavarësisë”, ka thënë Balla, duke iu referuar vetes dhe disa deputetëve të tjerë të Shqipërisë dhe Kosovës. Së bashku me Thaçin, në paraburgim disa, në vuajtje të dënimit, gjenden edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Pjetër Shala. Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ditë më parë i ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …