Taulant Balla ka publikuar një video me dëshminë e Adnan Merovcit, lidhur me Lulëzim Bashën

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla bisedoi në Tiranë me deputetin e Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviq

Kryetari  i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla është takuar sot në Tiranë me deputetin e Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviq. Balla u shpreh optimist për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në javën e ardhshme. Ai theksoi gjithashtu se kancelari gjerman, Olaf Scholz është i qartë për procesin e Berlinit dhe ka prioritet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, Balla nënvizoi se Ballkani i Hapur ka dhënë rezultate konkrete, pasi bazohet në parimet bazë të BE, atë të lëvizjes së lirë të mallrave. Në mënyrë që javën e ardhshme të jetë e mundur mbajtja e të dy konferencave ndërqeveritare e Shqipërinë dhe Maqedoninë. Kemi diskutuar për plotë çështje. Ne vlerësojmë shumë procesin e Berlinit, si një proces që  ka ndikuar pozitivisht me rezultate konkrete. Në vlerësimin tonë Ballkani i Hapur është instrumenti i duhur që ka mundësuar që parimi themelor i BE të implementohet edhe në rajonin tonë si një instrument që ka dhënë rezultate konkrete.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …