Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka bërë disa kritika Qeverisë Kurti, por ajo nuk po i përgjigjet. Kjo qeveri as sot e kësaj dite nuk ka përgjigje për 10 pyetje që u interesojnë qytetarëve:
Pse nuk përfundoi rruga Prishtinë – Podujevë, meqë ishte premtuar se do të kryhej në fillim të vitit 2023?
Kur pritet të përfundojë rruga Prishtinë – Gjakovë?
Kur dhe a do të përfundojnë ndonjëherë punimet në aksin Prishtinë – Mitrovicë?
Kur përfundon autostrada për Gjilan? Pse nuk po i marrin pagat minatorët dhe pse po luhet me dinjitetin dhe mirëqenien e tyre? Çfarë ndodhi me rregullimin e Sigurimit Shëndetësor? Pse nuk ka rritje pagash? Pensionet deri kur do t’i mbani në nivel të asistencës sociale? Çfarë keni për të thënë për skandalin me lobim dhe kur do të kemi ndonjë njohje të re? Pse dështuan në shfrytëzimin e momentit për anëtarësim në Këshillin e Evropës? Po urën e Ibrit kur do ta hapeni, apo jeni të zënë duke bërë filma në Ujman dhe me lojëra pa krip me manipulimin me diasporë?!”, ka shkruar Tahiri në një postim të tij.