Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla propozoi që Sali Berisha të mos flasë më në Foltoren e Kuvendit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,  Taulant Balla ka propozuar që Sali Berisha të mos flasë më në Foltoren e Kuvendit. Duke iu referuar bashkëpunimit PD-PL, Balla tha se dyshja Meta-Berisha nuk kanë çfarë i bëjnë më Shqipërisë. Këta të dy  nuk kanë çfarë i bëjnë më Shqipërisë. Ajo u   ka dhënë gjithçka ka mundur të dyve. Turi i tyre është që sa herë i jepet mundësia vijojnë e dëmtojnë Shqipërinë. Është e rëndë për Kuvendin e Shqipërisë që një “non grata” vazhdon ta përdhunojë Foltoren e Kuvendit sa herë i jepet mundësia. Unë mendoj që ka ardhur koha që ne të marrim një vendim, që një gjë e zezë që vjen nga bota e përtejme, që vjen bën pis Foltoren dhe kthehet në botën e përtejme të mos flasë më në Foltoren e Kuvendit”, deklaroi Balla.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …