Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se është e rëndësishme që si deputetë të Kuvendit të themelojnë komisionin hetimor parlamentar për kontratat njëburimore. Ai ka kritikuar ministrat e qeverisë “Kurti”, që nuk po marrin pjesë në këtë seancë. Do të donim që të ishin edhe ministrat e kabinetit qeveritar, që kanë qenë realisht nënshkruesit e këtyre kontratave njëburimore, për të cilat kemi thirrur edhe këtë seancë. Si deputetë të opozitës javën e kaluar kemi pasur për qëllim që të kemi një diskutim së bashku që ta kemi arsyeshmërinë e këtyre kontratave. Abelard Tahiri shtoi se në hulumtimin që kanë bërë si Grup Parlamentar për dy vjet, 2022-2023, janë nënshkruar 220 kontrata njëburimore në vlerë 153 milionë euro. Por kjo nuk është e tëra, pasi nga grupet tjera parlamentare që kanë bërë hulumtim më të gjerë del se vlera e këtyre kontratave shkon rreth 200 milionë euro. Abelard tha Tahiri, me këtë rast i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet për këto kontrata.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …