Kryetari i grupit të Rithemelimit të PD-së, Sali Berisha sot paraqiti ankesë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ, lidhur me vendimin e marrë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për mos regjistrimin në zgjedhje të PD-së së drejtuar nga Berisha. Pas hedhjes së shortit relator për shqyrtimin e kësaj kërkese ankimore u caktua Ledio Braho. Objekti i ankimit në kërkesën drejtuar KQZ-së është kundërshtimi i vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ndryshimin e vendimit duke vendosur regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha, si subjekt zgjedhor në zgjedhje për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …