Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, i ka bërë thirrje Qeverisë t’i trajtojë me prioritet zonat kufitare

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, i ka bërë thirrje Qeverisë t’i trajtojë me prioritet zonat kufitare

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës t’i trajtojë me më prioritet zonat kufitare. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se komuna që drejton ka nevojë për mbështetje më të madhe nga Qeveria. Komuna e Hanit të Elezit ende nuk ka mbështetje nga Qeveria për ndonjë projekt konkret. “Nga cilado qeveri, qoftë e udhëhequr nga PDK-ja, LDK-ja apo tash nga AAK-ja, ne kemi marrë përkrahje mesatare”, ka thënë Suma. Sipas tij, Qeveria mund t’i ndihmojë qytetarët e kësaj komune duke i hapur disa pika të përkohshme kufitare. Suma ka treguar se këto pika të përkohshme kufitare do ta lehtësonin qarkullimin e njerëzve për t’i punuar tokat që i kanë përtej kufirit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …