Kryetari i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e Kosovës, e veçantërisht me qëndrimin kundër Albin Kurtit. Në një postim të tij ai tha se të injorosh një ish-të burgosur të regjimit të Millosheviqit, sikur ishte Albin Kurtit e në të njëjtën kohë të magjepsesh e të simpatizosh një ish-ministër të Sllobodan Millosheviqit, duke iu referuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ide e rrezikshme e Bashkimit Evropian. Kjo është politikë dritëshkurtër dhe e rrezikshme, hedhje e benzinës në zjarr, ka shkruar kryetari i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus