Kryetari i Iranit, Ibrahim Raisi, është mbytur nga pasojat e rrëzimit të helikopterit, bashkë me ministrin, Husein Amir-Abdullah

Mediat iraniane kanë njoftuar se kryetari i këtij shteti të madh aziatik, Ibrahim Raisi, ka vdekur në moshën 63-vjeçare, nga pasojat e rrëzimit  të helikopterit. Nga aksidenti ka pësuar fatalisht edhe ministri i Jashtëm Hussein Amir-Abdullah. Helikopteri, në rrethana ende të pasqaruara është rrëzuar në provincën malore të Azerbajxhanit Lindor. Kryetari i  Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, tha se nuk kishte shenja jete as të atyre që udhëtonin në bordin e helikopterit. Besohet se helikopteri me nëntë persona u përplas në një mjegull të dendur,  ndërsa kthehej nga një udhëtim në kufirin Iran-Azerbajxhan. Përplasja e pasua nga një operacion kërkim-shpëtimi prej disa orësh me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Turqisë, ndër të tjera, por ekuipazhet e emergjencës u penguan nga mjegulla dhe temperaturat në rënie.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …