leoni

Kryetari i Italisë, Sergjo Mattarella, ka shprehur shqetësim për rrezikun e ndërhyrjeve të jashtme në Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Italisë, Sergjo Mattarella, ka shprehur shqetësime për rrezikun e ndërhyrjeve të jashtme në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë. Mattarella vuri në dukje se tensionet në Kosovë shpesh përkeqësohen me qëllim, duke vështirësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kryetari italian theksoi se për 25 vjet, misioni i KFOR-it ka qenë vendimtar për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë. Ai vlerësoi përkushtimin e forcave italiane dhe nënvizoi se “integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian kërkon qetësi dhe stabilitet”. Mattarella gjithashtu paralajmëroi për rrezikun e lartë të ndërhyrjeve nga jashtë, duke thënë: Rreziku i ndërhyrjeve nga jashtë në Ballkan është jashtëzakonisht i lartë dhe kjo është evidente. Pa KFOR-in, në Kosovë do të kishte shpërthime të dhunshme që do ta shkatërronin vendin gjatë këtyre viteve.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …