Kryatari i Izraelit, Isak Herzog, u takua dhe bisedoi me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd, raporton Anadolu. Herzog u prit me ceremoni zyrtare në Beograd ndërsa pas takimit dypalësh me Vuçiqin mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Sinergjia në Inovacion dhe Tregti: Bisedimet Serbi-Izrael”. Duke folur në konferencën e përbashkët për media pas takimit, Herzog tha se me Serbinë kanë mundësi të pafundme bashkëpunimi dhe tha se vendi i tij është “në konflikt”. Vuçiq theksoi se Serbia ka marrëdhënie të mira me Izraelin. Ai shprehu kënaqësinë që vend i i tij është një “shtëpi e dytë” për izraelitët. Ne diskutuam për nënshkrimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë sa më shpejt të jetë e mundur, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …