Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, shprehet tejet i shqetësuar me veprimin e hyrjes në Karaçevë të xhandarmërisë serbe

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, shprehet tejet i shqetësuar me veprimin e hyrjes në Karaçevë të xhandarmërisë serbe

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, e ka quajtur shqetësues veprimin e hyrjes në Karaçevë të xhandarmërisë serbe. Është tejet shqetësues që përsëri sot gjatë ditës disa paramilitarë apo militarë të armatosur serbë, hyn në territorin e Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë. Siç shihet në edhe në video, ata kanë ardhur në një zonë të frekuentuar nga banorët e të gjitha moshave. Provokimi i vazhdueshëm dhe terrorizimi i qytetarëve të kësaj ane, është i papranueshëm. Ky është kërcënim direkt për banorët e Karaçevës dhe për gjithë shtetin tonë”. Kastrati hotë se lidhur me këtë çështje “u kam nisur shkresë zyrtare Presidentit të Kosovës, Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes e atij të Punëve të Brendshme, që konform kompetencave të tyre të veprojnë në këtë drejtim”. Çështja e provokimeve të përhershme të xhandarmërisë serbe në Karaçevë është ngritur sa e sa herë nga kryetari i Bashkësisë Lokale, Selver Lenjani, por asnjëherë nuk është marrë seriozisht nga institucionet e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …