Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel u shpreh se personalisht e mbështet nismën e Ballkanit të Hapur. Pastaj derisa iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, ai tha se uron që të gjitha shtetet e rajonit të bashkohen me këtë nismë në mënyrë që të krijohet një lloj inteligjence kolektive, pasi kjo do ta lehtësonte afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.. Unë jam një mik i angazhuar plotësisht për të zgjidhur vështirësitë më të cilat jemi përballur. Pas disa javësh do të kemi një mbledhje të fundit dhe janë bërë përpjekje të mëdha politike për ta zgjidhur këtë situatë. Shpresoj që do të jemi në gjendje që ta bëjmë këtë gjë para qershorit. Pozita e kryeministrit Edi Rama është e arsyeshme lidhur me këtë çështje ka thënë kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …