Kryetari i Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Dimitri Medvedev, kërcënon Volodimir Zelenskin me varje. Medvedev paralajmëron se kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenski do të varet si Duçja në sheshin Loreto, pas Luftës së Dytë Botërore. Medvedev kërkoi nga ushtria ruse që të nisë një ofensivë për të ndaluar synimet e Ukrainës. Qëllimi i Rusisë nuk duhet të jetë vetëm të çlirojmë tokat tona dhe të mbrojmë njerëzit tanë, por edhe të rrëzojmë plotësisht regjimin nazist të Kievit, nënvizoi ish kryetari i Rusisë. Duhet të bëjmë çmos që të ndalojmë armikun, që prej kohësh ka paralajmëruar një kundërofensivë të madhe, saktësoi Dimitri Medvedev.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …