leoni

Kryetari i Kinës, Xi Xhinping, ka biseduar me kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Kryetari i Kinës, Xi Xhinping, ka biseduar me kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Kryetari i Kinës kinez, Xi Xhinping, është takuar dhe ka biseduar me kryetarin e Turqisë,  Rexhep Tajip Erdogan. Ai bërë thirrje për besim të ndërsjellë politik në mes të të dyja palëve, gjatë një samiti rajonal të Organizatës së Shangait për Bashkëpunim, që po mbahet,  në Uzbekistan. Turqia është partnere dialoguese në këtë organizatë, e cila është themeluar më 2001 dhe përbëhet nga Kina, India, Pakistani, Rusia dhe disa shtete tjera të ish-Bashkimit Sovjetik. Të dyja palët duhet të konsolidojnë besimin e ndërsjellë politik, të respektojnë interesat themelore të njëri-tjetrit dhe të konsolidojnë themelet e bashkëpunimit strategjik Kinë-Turqi. Kryetari i Kinës ka bërë thirrje edhe për më shumë bashkëpunim në iniciativën e tij globale, “Brezi dhe Rruga”, dhe ka thënë se dy shtetet duhet të kontribuojnë në sektorët e furnizimeve me energji dhe ushqim. (Anadolu shqip)

 

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …