Kryetari i Kinës, Xi Xhinping, gjatë fjalimit në Kuvendin Popullor tha do ta kthejë ushtrinë kineze në një mur të fortë çeliku. Ne duhet të promovojmë modernizimin e mbrojtjes kombëtare dhe formësimit të ushtrisë, dhe të ndërtojmë ushtrinë si mur të fortë çeliku që ruan sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe interesat zhvillimorë. Këtë vit Kongresi ka miratuar një rritje prej 7.2 për qind në shpenzime ushtarake, shifër më e madhe sesa ishte planifikuar në të kaluarën. Ai ka përmendur edhe planet e Pekinit për “unifikim” me Tajvanin, ndonëse ka folur me ton të kujdesshëm. Kryetari i Kinës u shpreh se ne duhet ta implementojnë një strategji të partisë për zgjidhjen e çështjes së Tajvanit në epokën e re, të ecim drejt parimit të një Kine dhe konsensusit të vitit 1992, dhe të promovojmë një zhvillim paqësor të marrëdhënieve, të kundërshtojmë ndërhyrjen e forcave të jashtme dhe të çojmë përpara procesin e unifikimit të tokës armë, ka thënë ai kryetari kinës Xi Xhinping, 3.000 delegatëve të Kongresit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …