Kandidati për deputet nga AAK, Bekë Berisha kërkon që të rinumërohen të gjitha votave në nivel vendi

Kryetari i Komisioni për Çështje të Sigurisë, Bekë Berisha, kërkon që të thirret mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në mbledhjen e sotme ka diskutuar rreth helmimit të një numri të madh të qytetarëve në Komunën e Deçanit. Kryetari i këtij komisioni nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka kërkuar që të thirret mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Nuk ka mundësi të helmohen 1500 njerëz e në të njëjtën kohë dhe IKSHPK-ja thotë se nuk janë të helmuar. IKSHPK-ja me këtë rast duhet të na tregojë se nga çfarë janë helmuar”, ka thënë Berisha. Veprimet e Qeverisë janë të vonuara. Komuna e Deçanit ka shpall gjendje të jashtëzakonshme. Është dashur të  thirret Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Unë propozoj që kryeministri ta thirrë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për t’ i ndërmarr të gjitha veprimet, ka saktësuar,  Bekë Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …