Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Arbër Ademi, mbajti fjalimin e tij në Konferencën për dialogun ndërparlamentar për promovimin e mëtejmë të integrimeve evropiane në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Këshilli i Evropës, e cila u mbajt sot (20 tetor) në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë e Veriut. Në konstelacione të tilla, tha ai, është veçanërisht e rëndësishme që BE-ja të mos humbasë fokusin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe se duhet të veprojë si një formë kohezive rajonale dhe të mos vonojë integrimin e pjesëve të rajonit të saj gjeografik. Në kontekstin e realiteteve të reja gjeopolitike, Ademi theksoi se Maqedonia e Veriut angazhohet për rruajtjen e paqes dhe stabilitetit në BP, përmes përshpejtimit të proceseve euroatlantike dhe eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë prioritetet tona në politikën e jashtme dhe të sigurisë.
Si vend kandidat në Bashkimin Evropian dhe anëtar i Këshillit të Evropës, Ademi theksoi se roli i Këshillit në procesin e integrimeve evropiane është i rëndësishëm për ne, para se gjithash, në drejtim të harmonizimit të sistemit tonë juridik dhe politik me standardet evropiane, si dhe për forcimin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vendin tonë. Sa i përket bashkësisë politike evropiane, ai theksoi se e sheh atë si një forum të ri për dialogun e nivelit të lartë për çështjet gjeostrategjike evropiane, por edhe si një platformë që u jep vendeve të Ballkanit Perëndimor mundësinë për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe për të shkëmbyer praktikat më të mira. Por, theksoi Ademi, për ne prioriteti i parë dhe më i rëndësishëm i politikës së jashtme mbetet anëtarësimi i plotë në BE.
Prandaj, ai vlerësoi me optimizëm momentin pozitiv për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së, pas deklaratave të Sharl Mishel në samitin e fundit të vendeve anëtare të BE-së në Grenada se ai mbetet në afatin e përcaktuar për zgjerimin e Bashkimit deri në vitin 2030 me vendet e Ballkanit Perëndimor.