Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Maqedonisë, Arbër Ademi, u takua me zonjën Amy Larson dhe z. Georg Vutsas

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Maqedonisë, Arbër Ademi, u takua me zonjën Amy Larson dhe z. Georg Vutsas

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Arbër Ademi, sot pati një takim me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në vendin tonë, zonjën Amy Larson. Ademi shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen suedeze në proceset tona integruese evropiane, veçanërisht gjatë presidencës suedeze të BE-së që do të zgjasë deri në fund të qershorit të këtij viti, dhe në këtë kontekst u shpreh i kënaqur me marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, të cilat karakterizohen nga dialogu politik, miqësia dhe bashkëpunimi. Gjatë bisedës u shpreh mirënjohje për mbështetjen suedeze për forcimin e kapaciteteve të Kuvendit, në fushën e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Në takim u shkëmbyen mendime për përparimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, për procesin e amendamenteve kushtetuese dhe për programin reformues të bashkëpunimit të Suedisë, i cili synon të ndihmojë në integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …