Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Arbër Ademi,mori pjesë në Konferencën Virtuale të Komiteteve për Çështje Evropiane të vendeve-anëtare të BE-KOSAK, të mbajtur në Lisbonë, në suazat e Kryesisë së Portugalisë të BE-së
Ademi mbajti fjalim në Sesionin e parë kushtuar Prioriteteve të Kryesisë së Portugalisë së BE-së, në të cilin fjalimet hyrëse ishin e nga: kryetarët e: Parlamentit të Portugalisë, z. Eduardo Ferero Rodrigez, të Qeverisë së Portugalisë z. Antonio Kasta, të Parlamentit Evropian, z. David Maria Sasoli.
Pastaj , ishte theksuar se kjo Kryesi e BE-së e katërta me radhë e Portugalisë është shënuar me fillim të zbatimit të pakos për rimëkëmbje të BE-së, pas krizës që e shkaktoi pandemia covid-19.
Në lidhje me këtë temë, Ademi falënderoi Portugalinë, e cila, si pjesë e Trios së Kryesisë, e vazhdoi politikën e Kryesisë së mëparshme të BE-së, Gjermania, në mbështetje të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Pastaj, veçanërisht e theksoi mbështetjen dhe përpjekjet për zbatim të vendimit për fillim të negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.
Ademi përkujtoi se vendi ka bërë shumë në drejtim të përmbushjes së reformave të BE-së dhe se Këshilli Evropian duhet, në qershor, të materializojë përfundimisht vendimin për të filluar negociatat, nga marsi i vitit të kaluar, duke miratuar Kornizën e Negocimit dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare .
Në lidhje me çështjet e pazgjidhura me Bullgarinë fqinje, theksoi se Propozimi i Kryesisë së Portugalisë me Këshillin e Bashkimit Evropian për tejkalimin e çështjeve me Bullgarinë fqinje, nga ana jonë, u vlerësua si bazë e mirë për zgjidhje përfundimtare.
Ademi theksoi se zvarritja e problemit nuk është në interesin e askujt, as në Maqedoninë e Veriut, as në Bullgari, as në Bashkimin Evropian, për sa i përket besueshmërisë dhe ndikimit që Bashkimi ka në këtë rajon.
Gjatë Konferencës, diskutuesit gjithashtu iu referuan motos së kryesisë së Portugalisë “Koha për rezultate: Rikuperim i ndershëm, i gjelbër dhe digjital ‘, por dhe përparësi të tjera, përkatësisht të drejtat sociale, promovimi i modelit social evropian, barazia gjinore dhe lufta kundër diskriminimit.