leoni

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti pret që në këtë vit të rikthehen gërmimet, në Batajnicë

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, pret që këtë vit të rikthehen gërmimei në Batajnicë. Edhe pse pala serbe nuk ka dhënë datë se kur mund të fillojnë punimet, ai konsideron që në atë lokacion ka numër i madh i mbetjeve mortore. Kosova i ka dërguar në Serbi rreth 20 kërkesa, siç shton Hoti, për gërmime në territorin e këtij vendi. Sipas tij, aktualisht janë në vlerësim të terrenit në afërsi të Novi Pazarit. Në intervistën për KosovaPress, Hoti përsërit kërkesën për qasje të plotë në arkiva të brigadës 37 të ushtrisë jugosllave, teksa shton se i ka dërguar shkresë edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti thotë se dhjetë vjet i janë dashur Kosovës për gërmime në dy lokacione të Serbisë. Më 30 gusht shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, ku mbi 1600 persona konsiderohen ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …