Kryetari Ramosaj ka pritur në takim vëllezërit tonë të cilët punojnë në botën e jashtme

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim vëllezërit tonë të cilët punojnë në botën e jashtme. Kryetari Ramosaj ka thënë se, kontributi dhe ndihma e tyre e çmueshme na bënë të ndihemi krenarë, ashtu si ne ndihemi krenarë kur dëgjojmë dhe prekim sukseset e tyre në shtetet e Evropës dhe jo vetëm. Në ditët e vështira të pandemisë, familja e Beqë Likaj na u gjend pranë, ashtu edhe në kohën e helmimit të ujit. E njëjta familje po bënë të pamundurën duke përkrahur klubet sportive në Deçan si dhe Ansamblin e Këngëve dhe Valleve. Duke ndarë nga pasuria e tyre, ata ndihmuan në rregullimin e Kompleksit Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan. Pastaj ndihma e tyre në zhvillimin ekonomik e sidomos në turizëm është e pandalshme. Andaj, ndava mirënjohje për familjen Likaj në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore dhe artistike të Deçanit, ka thënë me këtë rast kryetari Ramosaj.

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …